Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se Qeveria do duhej të merrej me prioritete të tjera, siç janë pandemia dhe sigurimi i vaksinave dhe ekonomia. Ai ka bërë me dije se partia e tij nuk e përkrah nismën e Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.

Ai ka shtuar se reforma zgjedhore është e rëndësishme mirëpo sipas tij, pandemia është çështje prioritare.