Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi ka deklaruar se inicimi i ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet është një hap i rrezikshëm.

“Mirë është të shkojmë në zgjedhje, sepse ashtu-kështu Kosova po ballafaqohet me rrezik të mundshëm të kapjes së re të shtetit, që nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postim i plotë:

Nisma për votimin e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet, është kërcënim i hapur për partitë opozitare, e për vendin, edhe më shumë.

Pak para se të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit si plotësim i vakuumit institucional, kjo qasje e Albin Kurtit nuk paraqet asgjë tjetër, pos kapje të shtetit me metodën e tij të re.

Përkrahja e LDK-së për kandidaturën e Vjosa Osmanit, nënkupton qasjen institucionaliste dhe ecjen e shtetit përpara me punë shumë të rëndësishme për vendin.

Ky shantazh nga Kurti është në fakt shantazh ndaj Vjosa Osmanit dhe ndaj qytetarëve të vendit. Ky është hapi i parë më serioz për qasjen e tij dhe këtë po e shohim tani para se të shohim të tjerat në vazhdim!!!

Mirë është të shkojmë në zgjedhje, sepse ashtu-kështu Kosova po ballafaqohet me rrezik të mundshëm të kapjes së re të shtetit, që nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë.