Policia e Kosovës ka ndaluar dhe ka konfiskuar një kamion të ngarkuar me dru në fshatin Lluzhan të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, transporti i drunjve është bërë në mënyrën të paligjshme.

“Njësiti policor ka ndaluar një kamion me ngasës të dyshuarin mashkull kosovar, në kamion kishte të ngarkuar 1.50 metra dru dhe nuk posedonte dokumentacion për transportim të druve. Drutë janë konfiskuar nga zyrtarët e Ekonomisë Pyjore Podujevë”, ka thënë PK në raportin e saj të së premtes./Llapi.info