Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka bërë të ditur se do të ketë masa të reja kufizuese për 12 ditë si masë mbrojtëse ndaj COVID-19.
Sipas Rukiqit, masat do të jenë për 12 ditë, ndërsa në takimin që ka pasur me ministrat Arben Vitia, Hekuran Murati dhe Rozeta Hajdari është njoftuar se do të ketë vendim për përkrahje financiare të biznesevë që do të preken nga këto masa të reja, të cilat do të përfshijnë qiranë dhe pagat e punëtorëve.
Sot gjatë ditës edhe Shoqata e Gastronomëve ka konfirmuar për KALLXO.com se do të ketë mbyllje totale të gastronomisë dhe qendrave tregtare nga 6 prill e deri më 18 prill.