Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se seanca për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente është seancë poshtërimi.

Sipas tij, kjo për shkak se ajo po zgjidhet presidente nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

“Në këtë seancë e shohim si seancë të poshtërimit, sepse Kurti ka vendosur ta emërojë Osmanin si presidente. Ajo s’po zgjidhet si presidente, po emërohet nga Kurti dhe ai po e dërgon atje që të ketë kontroll absolut mbi institucionet e pavarura”, ka thënë Hoxhaj.