Deputeti i LDK-së nga Prizreni, Driton Selmanaj ka lëshuar sallën, për votimin e presidentes.
Pas një bashkëbisedimi me ish-kryeministri Hoti, ai është larguar nga salla.
Tre deputetët e LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj edhe sot kanë vazhduar me qëndrime kundër vendimit të partisë, që të bëjnë kuorumin për presidenten.
Ndryshe, raundi i parë ishte i suskesshëm sa i përket kourumit. Vjosa Osmani mori 69 vota ndërsa kundërkandidati, Nasuf Bejta 0 vota.