Ata të cilët veprojnë për t’u respektuar ligjet, vetë i shkelin ato.

“Marimangat” të cilat gjobisin qytetarët për parking të veturave në vende të ndalura, edhe vetë e bëjnë një gjë të tillë.

Në fotot e dërguara nga një lexues i portalit Llapi.info , i cili ka dashur të mbetet anonim, shihet kamioni me të cilin barten veturat e të tjerëve, i cili është i parkuar në vend të ndaluar, derisa vozitësit e tij ishin duke pushuar në kafenet afër, ndërsa ditën e mërkurë rreth orës dy, “Marimanga” në po të njëjtin vend kishte konfiskuar disa vetura për vendparkim të gabuar./Llapi.info 

Parkingu 1