Ish-Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, vlerëson se në PDK duhet të ketë reforma.

Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se deputetja Grainca nuk kaloi në VV sepse donte që Kosova me çdo kusht të shmangte zgjedhjet e parakohshme.

Postimi i plotë:


Me ndërru mendjen, qëndrimin dhe pozicionimin politik në demokraci është normale.
Herë ndryshojnë rrethanat, e herë ndryshojmë vet. Ama, me ndryshu tabore politike brenda orës, pa asnjë arsye të artikuluar, është as më shumë e as më pak se mungesë elementare e vetëdijes politike. Është reduktim i politikës në pazar.
Deputetja Grainca nuk kaloi në VV sepse donte që Kosova me çdo kusht të shmangte zgjedhjet e parakohshme, sepse zonja Grainca hyri në sallë në raundin e dytë, dhe vota e sajë ishte e panevojshme; as pse kishte shprehur ndonjë paknaqësi ne grupin e sajë parlamentar lidhur me orientimet politike të PDK-së.
Motivin e din më së miri ajo vet, por aman mos na e veshni oportunizmin politik me interes për Kosovën e sakrificë.
Poashtu, shpresoj që Partia Demokratike e Kosovës të marrë mësim. Të nisë procesin e reformave. Opozita është gjithmonë e rëndësishme, e posaçërisht tani.