Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj mbylljes totale që mund të bëhet në thirrje për kujdes nga COVID-19.
Tahiri tha se Kosova nuk ka nevojë për masa që mbrojnë pushtetin e politikanët, por ka nevojë për masa që e ruajnë qytetarin dhe ekonominë e vendit.
Në një postim në Facebook, ai tha se çdo vendim që nuk konsultohet me komunat, odat ekonomike dhe aktertët tjerë e kthan Kosovën një hap mbrapa.
‘Shendeti i qytetarëve ruhet duke resepektuar masat me përpikëri të IKSHP-së dhe me inspektim rigoroz. Mos e bankrotoni shtetin!’, shkroi Tahiri.
Postimi i plotë:
“Kosova nuk ka nevojë për masa që mbrojnë pushtetin e politikanët, por ka nevojë për masa që e ruajnë qytetarin dhe ekonominë e vendit. Çdo vendim që nuk konsultohet me komunat, me odat ekonomike dhe akterët tjerë e kthen Kosovën prapa. Shendeti i qytetarëve ruhet duke resepektuar masat me përpikëri të IKSHP-së dhe me inspektim rigoroz. Mos e bankrotoni shtetin!”.