Qeveria e Kosovës pritet t’i miratojë sot masat e reja, në mbledhjen e që do të mbahet sot në ora 15:00.

Është propozuar mbyllja për 12 ditë e lokaleve të gastronomisë, qendrave tregtare, palestrave e shkollave. Ndërkaq, ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Sipas këtyre masave që ka siguruar Koha, të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test PCR- negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të izolohen për 7 ditë.