Dy vajza të mitura nga fshati Mramor i Prishtinës janë raportuar si të zhdukura nga e ëma e tyre që nga dita e djeshme, raporton Llapi.info.

Të njëjtat janë gjetur sot në një kafiteri në Komunën e Podujevës. Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

 “Fsh. Mramor, Prishtinë 04.04.2021-NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajzat e saj të mitura dy femra kosovare kishin dalur nga shtëpia dhe më nuk janë kthyer në shtëpi, përpos që njëra nga vajzat kishte komunikuar me ankuesen (nënën) përmes rrjetit social dhe i kishte thënë se ishin nisur për Prishtinë.  Sot nga njësitet policore të Podujevës, dy të miturat, janë gjetë në një kafiteri në Podujevë, në gjendje të mirë shëndetësore. Procedurat lidhur me rastin po vazhdojnë në koordinim me institucionet dhe njësitet përkatëse”, ka thënë Ahmeti./Llapi.info