Një person ka pësuar lëndime nga djegia e një dysheku dhe një batanije në fshatin Gërdoc të Podujevës, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, ndërkohë që është bërë e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Fsh. Gërdoc, Podujevë 04.04.2021-00:10. Raportohet se personi mashkull kosovar i ka vënë zjarrin dyshekut dhe batanijes. I njëjti ka pësuar djegieje dhe është dërguar në QKUK. Në vend-ngjarje kanë dal njësitet përkatëse dhe eksperti i zjarrit. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë PK.
Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “zjarrvënie”./Llapi.info