Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris njofton se për shkak të masave të reja të vendosura nga qeveria franceze për ta parandaluar përhapjen e COVID-19, Ambasada do të jetë e mbyllur përkohësisht për publikun nga nesër 7 prill deri në marrjen e një vendimi të ri nga autoritetet vendore.


Njoftimi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga kjo ambasadë.


“Ambasada do të vazhdoj të ofroj shërbime të cilat mund të kryhen nga distanca si dhe të përgjigjet në telefonatat tuaja.


Për rastet e natyrës urgjente, ju lutem të na kontaktoni në numrin emergjent të Ambasadës: +33 (0)6 72 88 10 22″, thuhet në njoftimin e Ambasadës.