Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, thotë se Qeveria Kurti, do të jetë në pushtet për 12 vitet e ardhshme.

Sipas Bajqinovcit, tri mandate kryeministri aktual, Albin Kurti, do të jetë në këtë pozitë.Kjo pasi që siç thotë ai: është kryeministri më i mirë që e ka pasur Kosova.


“Tri mandate nga katër vjet, që në total i bie 12 vjet, qeveria Kurti do të jetë në pushtet”, ka thënë Bajqinovci.Në anën tjetër, Bajqinovci ka mohuar akuzat se qeveria aktuale ka bërë pazare me deputetë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit – presidente.


Ai ka thënë se pazaret i takojnë qeverive të kaluara, e jo kësaj aktuale.