Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar me thikë në një lokal të lojërave kompjuterike në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në një lokal të lojërave kompjuterike, e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka thënë PK në raportin e saj ditor./Llapi.info