Një aksident i hershëm ndodhi në Koaceli të Turqisë, ku janë përfshirë tri automjete, shkruan Llapi.info.
Pas këtij aksidenti, pati debate mes shoferëve, nga ku edhe rruga ku ndodhi aksidenti u kthye në arenë rrahjesh.
Në pamjet që kanë publikuar mediet turke, shihet se një person është goditur nga disa qytetarë të tjerë, ku një grumbull i tyre shqelmojnë njërin nga shoferët.
Sipas raportimeve, vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e Policisë, të cilët për të ndarë të involvuarit nga kjo rrahje, kanë shtënë me armë në ajër.
Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person.
Më poshtë pamjet: