Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 871 raste të reja me virusin korona, pas testimit 5.502 mostrave, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 1.960.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (83, 79, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (65, 64 vjeç), Podujevë 2 raste (76, 65 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Skenderaj 1 rast (88 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç)”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 32 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 9 janë në qytet, 4 në fshatin Dobratin, 2 raste në fshatrat; Bellopojë, Bradash, Orllan, Peran dhe Revucë dhe me nga një rast në fshatrat; Balloc, Dumnicë e Epërme, Dumnicë e Poshtme, Godishnjak, Llaushë, Llugë, Lupc i Poshtëm, Obrancë dhe Shajkoc.
Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 96.212 të tilla. Prej tyre, 1,960 pacientë kanë vdekur dhe 80.132 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 14.120 raste aktive./Llapi.info