KESCO dhe Qatar Charity kanë nënshkruajnë të enjtën Memorandumin e Mirëkuptimit për subvencionimin e 866 familjeve me jetimë. Kjo organizatë humanitare ka vendosur që të bëjë subvencionimin e furnizimit me energji elektrike të këtyre familjeve për një vit.
I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ka qenë edhe shkëlqesia e tij, ambasadori i Katarit për Shqipëri dhe Kosovë, Ali bin Hamad.
“Ngjarja e sotme tregon përkushtimin tonë në ndërtimin e marrdhënieve sa më të mira me Kosovën. Tutje, në jemi të përkushtuar që këto marrëdhënie vëllazërore të forcohen edhe më tepër në të ardhmen”, tha Ambasadori Hamad.
Në emër të KESCO-s ka nënashkruar Drejtori i Furnizimit, z. Huseyin Ozen. “Ne jemi të lumtur dhe të nderuar që po nënshkruajmë këtë Memorandum të Mirëkuptimit me Qatar Charity, një organizatë e fuqishme botërore. Kjo ndihmë është e mirëseardhur për këto famijle dhe do ti ndihmojë këto familje që janë në gjendje të vështirë”, tha Ozen.
Në emër të Qatar Charity ka folur përfaqësuesi nga Katari, z. Nawaf Al- Hamad. Ai theksoi se këto nuk janë aktivitetet e vetme humanitare që kjo organizatë ka bërë në Kosovë. Vlera e përgjithshme e donacioneve për vendin tonë kap shifrën prej 25 milionë eurosh.
Aktin e sotëm e ka përshëndetur edhe zëvëndësministri i financave, Z. Ilir Kapiti.
“Falënderoj në emër të Qeverisë së Kosovës shtetin e Katarit për këtë ndihmë. Marrëdhëniet tona janë jashtëzakonisht të mira dhe jemi të përkushtuar ti avancojmë ato”, tha Kapiti.
Qatar Charity është ndër organiziatat humanistare më të mëdha të botës dhe operon në shumë vende.