Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten dhe të shtunën moti do të jetë me pak vranësira dhe kryesisht me diell.

Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta edhe përgjatë këtyre dy ditëve të parashikimit, kështu që në orët e para të ditës dhe gjatë natës parashihen ngrica të cilat do t’i rrezikojnë pjesëmarrësit në komunikacion.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga juglindja, njofton Instituti.