Emri i ish-anëtares së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka qenë kryetemë në disa mediume kosovare.

U përfol sot se Kadaj-Bujupi do të bëhet zëvendës-ministre në Qeverinë Kurti.

Në lidhje me këtë çështje, Indeksonline ka kontaktuar Donika Kadaj-Bujupin e cila ka mohuar zërat se do të jetë pjesë e Qeverisë Kurti.

“Lajmi i publikuar në disa media se do të bëhem pjesë e Qeverisë së Repubikës së Kosovës nuk është i saktë. “

“As nuk jam ftuar dhe as nuk jam e interesuar të bëhem pjesë e ekzekutivit”, u shprehë ajo.

Tutje, Kadaj-Bujupi tha se u dëshmuar që kishte të drejtë që kishte kundërshtuar Qeverinë Hoti.

“Koha ka dëshmuar se kisha të drejtë në kundërshtimin e Qeverisë jolegjitime të z.Avdullah Hoti.”

“Tashmë, Republika e Kosovës ka institucione legjitime. Kjo është pozitive”, tha ish-deputetja.

Kadaj-Bujupi pati edhe disa fjalë për Qeverinë e re që udhëhiqet nga Albin Kurti. ​

“Pushtetit i uroj realizimin e zotimeve parazgjedhore, ndërsa opozitës reflektim e reforma përmbajtësore, përfaqësuese dhe strukturore; në funksion të ndërtimit të kundër-pushteteve të domosdoshme për zhvillimin e demokracisë dhe për funksionalitetin e Republikës.”

“Në ndërkohë, unë mbetem e përkushtuar në aktivitete rekreative dhe familjare”, përfundoi ajo.

Donika Kadaj-Bujupi ishte në të kaluarën anëtare e LVV-së, por pas ca kohe u rikthye në AAK.

Për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme, Kadaj-Bujupi u largua edhe nga AAK.