“Nga një viktimë e masakrës, te zëri i gjeneratës së re të politikës në Kosovë”, është titulli i një artikulli të BBC-së në gjuhën serbe, i cili i kushtohet figurës së Saranda Bogujevcit.
“Ajo ishte vetëm 14 vjeç kur u godit nga 16 plumba nga armët e paramilitarit “Akrepi”, dhe sot ajo është Nënkryetare e Kuvendit të Kosovës” – shkruan më tej në artikull.
Artikulli është shoqëruar me foto dhe video.
Lexo Edhe:
Osmani për BBC: Kurti s’e ka thënë kurrë se nuk është i interesuar për dialog-puna dhe drejtësia, prioritet për ne të dy
Kina ndalon transmetimin e BBC-së
“Kur, në fund të Marsit 1999, katërmbëdhjetë vjeçarja Saranda Bogujevci shpëtoi për mrekulli nga vdekja e sigurt në oborrin e shtëpisë së saj në Podujevë, ajo as nuk mund të ëndërronte se 22 vjet më vonë, do të ishte ndër njerëzit kryesorë në politikën e Kosovës.
Në aksionin e formacionit paramilitar serb Scorpions, 14 gra dhe fëmijë u vranë, ndërsa pesë fëmijë i mbijetuan masakrës, megjithëse u plagosën rëndë” – thuhet ndër të tjera në artikull./KosovaPost.