Kadetja e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Ilirianë Bunjaku u shpërblye sot me çmimin Shpata Ndërkombëtare e cila i jepet kadetit me performancën më të lartë nga Akademia Ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar.
Pas marrjes së këtij çmimi, ajo është telefonuar dhe ka zhvilluar një bashkëbisedim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Osmani ka thënë se Bunjaku do të shërbejë si inspirim për shumë gra të tjera kosovare.
“Sot e gjithë Kosova e ka festu suksesin tënd. Pjesëtarët e FSK që kanë qenë në këtë program kanë shkëlqyer por tash është një grua që është treguar shumë e suksesshme. Të lumtë! Do të shërbesh si inspirim për shumë gra të tjera”, është shprehur presidentja Osmani.
Ndërkaq kadetja Ilirianë Bunjaku lirianë Bunjaku ka thënë se është arritje e madhe jo vetëm për të por edhe për shtetin e Kosovës.
“Emri i shtetit tonë u përmend në gjithë botën. Ka qenë eksperiencë e veçantë. Të gjitha njohuritë do t’ua përcjell kolegëve të mi”, u shpreh ajo në bashkëbisedim me Osmanin.