Ish-ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj ka hedhur akuza ndaj ministrit aktual, Arben Vitisë.
Zemaj, në “Blic Interview me Astrit Gashin” komentoi masat e fundit, duke thënë se ato, respektivisht ligji anti-Covid apo mënyra sesi duhet të punohet, duhet t’u besohet profesionistëve.
Tutje, ai nuk ngurroi ta etiketojë Vitinë si ministër i vendimeve politike.
“Masat duhet t’u besohen profesionistëve e jo atyre që ndikohen politikisht. E saktë është, Vitia është mjek, profesionist por më shumë është politik. Pra, ministër i vendimeve politike”, tha ndër të tjera Zemaj.