Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Podujevës ka njoftuar qytetarët e dhe bizneset që operojnë në këtë Komunë se orari i punës, duke përfshirë edhe të dielën, do të rregullohet sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, njofton Llapi.info.
Sipas këtij vendimi, nga data 7 prill deri më 18 prill është ndaluar qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00.
Më tej është bërë e ditur se ndalohet veprimtaria e qendrave tregtare të mbyllura përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre, siç janë marketet ushqimore dhe farmacitë nga data 7 prill deri më 18 prill, ndërsa qendrat e hapura tregtare lejohet aktiviteti duke respektuar masat dhe rekomandimet për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Tutje, me këtë vendim obligohen marketet e mbyllura ushqimore që të kufizojnë numrin maksimal të konsumatorëve në të njëjtën kohë sipas rregullit 1 person për 8m2. Marketet obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të konsumatorëve të lejuar në të njëjtën kohë./Llapi.info
Më poshtë vendimi i plotë: