Të shtunën janë arrestuar 20 vetë në Finlandë në protestat që janë duke u zhvilluar kundër masave për ta luftuar COVID-19.

Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në disa vende të tjera të Evropës, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Përveç arrestimeve që u kryen pasi urdhri për shpërndarje i policisë finlandeze është injoruar, protesta ka pasur edhe në Danimarkë.

Qindra njerëz janë mbledhur në Kopenhagë për ta kundërshtuar strategjinë e qeverisë për ballafaqim me pandeminë.

Në Norvegji ku qeveria i ka shtrënguar masat gjatë festës së Pashkëve, rreth 200 protestues janë mbledhur në Oslo dhe kanë djegur maskat për mbrojte nga virusi.

Protesta të ngjashme janë mbajtur gjithashtu edhe në kryeqytetin e Vjenës dhe Rumanisë.