Dy qytetarë llapjanë janë shoqëruar në stacionin e Policisë në Podujevë, pasi tek të njëjtit janë gjetur thika, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, ndërkohë që është njoftuar se të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregull gjyqësore.

“Gjatë kontrollit të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë u është gjetur nga një thikë të cilat janë konfiskuar. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt gjyqësore”, ka thënë Policia, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info