Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë jashtë një qendre të vaksinimit, të hënën në Paris.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia frenceze e lajmeve AFP.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes kanë thënë se sulmuesi ka ikur nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë.

Një numër i madh i forcave policore ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që nuk dihen ende motivet e sulmit.