Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka uruar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke uruar paqe dhe solidaritet më të madh mes njëri-tjetrit.

Në një shkrim të tij në Facebook, Haziri ka uruar plotësim të agjërimit për gjithë myslimanët që agjërojnë në këtë muaj, teksa ka uruar edhe shërim për të sëmurët.

Urimi i plotë nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje:

Vëllezër dhe motra,
Jemi pranë muajit të Madhërishëm të Ramazanit – muaj i cili simbolizon sakrificën për Krijuesin, paqen mes njëri-tjetrit dhe solidaritetin me nevojtarët.
Agjëruesëve – Zoti ua pranoftë agjërimin, të sëmurët – i shëroftë dhe nevojtarët – i begatoftë me të mira.Qoftë ky muaj, pikënisje për reflektim nga secili prej nesh, për të bërë punë të ndershme dhe të mira për njerëzimin.Në këtë muaj të bekuar, uroj që të shtohet solidariteti, paqja dhe mirëkuptimi mes njëri-tjetrit.Ju bekoftë i madhi Zot, ju dhe gjithë familjet e juaja!