Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë po zhvillon një aksion ku po shikohet për zbatimin e masave anti-COVID.

Aksioni po zhvillohet në kryeqytet, njofton Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, si pjesë integrale e mekanizmave kyç në implementimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, në vazhdimësi me një përkushtim dhe angazhim të jashtëzakonshëm ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka”.

Me këtë rast Policia e Kosovës fton qytetarët t’i respektojnë masat anti-COVID në mënyrë që të zvogëlohen pasojat nga ky virus.

“Duke parë që ulja e numrit të rasteve dhe zvogëlimi i mundësive të përhapjes së virusit është i lidhur drejtpërsëdrejti me respektimin e masave mbrojtëse, ne presim që sikurse çdo herë tjetër dhe për çdo çështje tjetër, të jemi në frymën e njëjtë me qytetarët për respektimin e këtyre masave dhe uljen e pasojave që mund të vijnë nga e kundërta”.