Disa persona të maskuar kanë sulmuar një veturë në qytetin Essen të Gjermanisë të hënën në mbrëmje duke lënë të lënduar dy persona, një shtetas të Maqedonisë dhe një të Kosovës.
Siç bëhet e ditur nga policia gjermane, ngasësi 43-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka marrë lëndime serioze, ndërsa më të lehta ka pësuar 28-vjeçari nga Kosova.
Në njoftimin e Policisë thuhet se të maskuarit kishin goditur fillimisht veturën dhe më pas shoferin dhe pasagjerët me mjete të forta, ndërsa pas, sipas dëshmitarëve, ishin dëgjuar edhe të shtëna armës.
Policia ka thënë se, bazuar në hetimet e para, s’ka të plagosur nga armët e zjarrit.
Sipas policisë, vetura e dy personave ka pësuar dëme të mëdha dhe dritaret i janë thyer totalisht. Sulmuesit e maskuar më pas kishin ikur me një veturë Porsche Cayenne.
Më pas ishin ndaluar nga polica në Dortmund. Një 56-vjeçar gjerman është arrestuar.