Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 494 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 3.788 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.008.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 73 vjeç), Obiliq 2 raste (73, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 74 vjeç), Deçan 1 rast (82 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Mitrovicë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç)”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 11 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 8 janë në qytet, 2 në fshatin Konushec dhe një rast në fshatin Gllamnik.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 98.835 të tilla. Prej tyre, 2.008 pacientë kanë vdekur dhe 83.591 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 13.236 raste aktive./Llapi.info