Sot duke filluar nga ora 20:00 në restaurantin “3 Engjujt Beni Dona” në Podujevë, do të bëhet hapja solemne e edicionit të 7-të të festivalit “Teatri Ndryshe”.

Ndërsa, duke filluar nga ora 20:30 në kuadër të këtij festivali do të shfaqet drama “Audicioni” me regji të Mentor Shalës.

Festivali “Teatri Ndryshe” do të zgjasë deri me 30 korrik 2015. Gjatë kësaj kohe do të shfaqen drama të ndryshme të regjisorëve të ndryshëm.

Në fund të festivalit do të ndahen edhe çmime për fituesit./llapi.info