Njëra prej femrave të lënduara mbrëmë në aksidentin e ndodhur në rrugën nacionale Gjilan-Prishtinë, në Kishnicë, ka vdekur në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar policia nëpërmjet raportit 24 orësh.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura, dhe lëndime kanë pësuar shtatë persona. I dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, viktima femër kosovare-pasagjere në veturën e të dyshuarit, në QKUK ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave, dhe katër (4) pasagjerë (dy femra dhe dy meshkuj kosovarë) në dy në veturat e aksidentuara”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.