Pesë persona kanë humbur jetën gjatë muajit mars si pasojë e aksidenteve të trafikut në Kosovë.


Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës dy janë shoferë, dy janë pasagjerë dhe një këmbësor.

Policia bën apel për kujdes të shtuar.

“Shpejtësia vret! Bazuar në statistikat e aksidenteve fatale të muajit mars 2021, është një situatë e ndjeshme me një numër prej 5 personave, (2 shofer, 2 pasagjer dhe 1 këmbësor) që kanë humbur jetën në aksidente fatale”.