Një person është shoqëruar në stacion policor në Podujevë, pasi i njëjti ka shtënë me armë ditë më parë, raporton Llapi.info.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ndërkohë që kjo e fundit ka bërë të ditur se me këtë rast është konfiskuar edhe një armë.
“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e stacionit policor të Podujevës, sot kanë shoqëruar një person për një rast gjuajtje me armë që ka ndodhë me datën 04.04.2021 në fshatin Sfeqël të Podujevës. Personit të dyshuar: -R.T, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: -një armë me gas të tipit Zoraki”, ka thënë ajo.
Ahmeti ka thënë se ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës./Llapi.info