Partia Demokratike e Kosovës ka marrë premtime për sigurimin e 1 milion vaksinave për COVID-19. Kështu thotë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

I gatshëm ta ndihmojë Qeverinë, Haxhiu ka thënë se ka kontaktuar me mjekë në Evropë e Amerikë për vaksinat.

“Jemi të gatshëm të ndihmojmë në procesin e vaksinës dhe kam kontaktuar mjekë në Evropë dhe Amerikë për të na ndihmuar me të vetmin qëllim të ndihmojnë në sigurimin e vaksinës dhe kemi marr premtime për sigurimin e 1 milion vaksinave. Luftimi i pandemisë është brenga kryesore dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë qeverinë në këtë proces dhe të mos jetë neglizhente në këtë proces Qeveria”, tha ai.

Sipas tij, Qeveria po neglizhon krejt situatën me koronavirusin. E uljen e numrit të testimeve, siç tha ai, Qeveria po e bën për t’iu përshtatur masave që ka marrë.

“Kjo është përpjeke e Qeverisë për të paraqitur diçka të tillë. Numri rasteve ka rënë sepse është zvogëlua numri i testimeve. Por duhet bërë testime sa më shumë. Duke e zvogëluar numrin e testimeve për të paraqitur rrejshëm numrin e rasteve që ka rënë është një përpjekje e Qeverisë për masat që ka marrë”, tha ai