Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë së premtes disa persona në rajonin e Podujevës, në disa aksione të zhvilluara, raporton Llapi.info.

Rastet i ka bërë të ditura Policia e Kosovës, ndërkohë është bërë e ditur se nga një i tillë janë kërcënuar edhe zyrtarët policorë. Në aksione kanë marrë pjesë edhe AKI, Njësiti Special i Kosovës dhe Policia e Kosovës.

“Podujevë (NN) 06.10.2020-18:35.  Më, 16.04.2021 rreth orës 18:36, njësi policore kanë zhvilluar një operacion për arrestimin e personit të kërkuar me urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Operacioni është zhvilluar në Podujevë. I dyshuari pas intervistimit me aktvendim të Prokurorit të Shteti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, ka thënë PK.

Në lidhje me këtë rast, detaje më të hollësishme ka dhënë Prokuroria Themelore në Prishtinë në një komunikatë për medie.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin se pas zhvillimit të një operacioni në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, Agjencinë Kosovare të Intelegjencës, Policinë e Kosovë dhe Njësitin Special të Kosovës, më 16.04.2021, është arrestuar i dyshuari me inicialet B.H., i cili për nga e kaluara e tij kriminale ka qenë recidivist dhe i kërkuar për organet e drejtësisë, i përfshirë në disa raste për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Kanojsa”. I dyshuari i lartcekur, më 16.04.2021, është ndaluar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Po të premten është arrestuar një tjetër person, pasi i njëjti, siç ka thënë Policia e Kosovës, ka ndihmuar një të dyshuari, duke e dërguar në lokacione të ndryshme.

“Podujevë 16.04.2021-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti i ka ndihmuar të dyshuarit tjetër derisa ishte në arrati duke e dërguar në lokacione të ndryshme. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Ndërkaq, një tjetër person është arrestuar në fshatin Merdarë të kësaj Komune, pasi që i njëjti ka kërcënuar zyrtarët policorë.

“Merdare, Podujevë 16.04.2021-12:04. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull  kosovarë, pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë derisa ishin  në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK në raportin e saj ditor.

Në po këtë fshat është arrestuar edhe një person tjetër, i cili, siç ka njoftuar Policia e Kosovës, ka qenë në kërkim.

“PKK Merdare, Podujevë 16.04.2021 – 08:45. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Prishtinë , është arrestuar një mashkull  kosovar  dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e paraburgimit  në Hajvali”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Llapi.info