Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 498 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.835 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.061.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Rahovec 2 raste (65, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (61 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Podujevë 1 rast (73vjeç), Prishtinë 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç)”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 17 raste pozitive në Podujevë. Prej tyte. Prej tyre, 7 janë në qytet, 2 në Gllamnik dhe nga një rast në fshatrat; Balloc, Dobratin, Dobërdol, Konushec, Livadicë, Llugë, Metehi dhe Obrancë.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 101.153 të tilla. Prej tyre, 2.061 pacientë kanë vdekur dhe 86.483 janë shëruar./Llapi.info