Daut Haradinaj ka reaguar pasi Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë që të inicioje rast në drejtim të veprës penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare” dhe intervistimit që policia i bëri sot drejtorit të Insajderit, Parim Ollurit.
Haradinaj duke iu referuar Vetëvendosjes ka thënë se pasi e mbylli shtetin po tenton të bëj të njëjtën gjë edhe me mediat.
“Logjikë tepër e gabueshme që dështimet e veta t’i arsyetojë me ndërhyrje në media nëpërmes policisë dhe prokurorisë”, ka shkruar Haradinaj.
Reagimi i plotë:
Pasi e mbyllën Kosovën, tani po mundohen t’i mbyllin edhe mediumet e guximshme për raportimin e mosnënshkruarjes së kontratës për blerjen e vaksinës.
Logjikë tepër e gabueshme që dështimet e veta t’i arsyetojë me ndërhyrje në media nëpërmes policisë dhe prokurorisë.
Mos ta harrojmë edhe aferën e blerjes së maskave me çmim marramendës dhe vdekjen e të riut në Qendrën e Studentëve.
Të dyja këto raste janë për prokurorinë e guximshme, e assesi gazetari qe e kreu detyrën e vet.