Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një postimi ka reaguar në lidhje me intervistimin e Drejtorit të Insajderit, Parim Olluri.
Sipas Abdixhiku dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të kthehet në sulm e kërcënim ndaj mediave.
Postimi i plotë i Lumir Abdixhiku:
Dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave.
E vërteta është interesi i vetëm publik.Mediat kanë për detyrë të nxjerrin këtë të vërtetë; pushteti – që i ka krejt – ka për obligim t’i gjejë vaksinat.
Fjalë e arsyetime kemi pasur plot. Punë s’po shohim dot. Kërcënimi s’është punë; e as që bën punë.
Dobët, dobët shumë.1 muaj qeverisje. 293 kosovarë të vdekur.0 vaksina.Kjo është e vërteta.
Në këtë të vërtetë të dhimbshme duhet të fokusohet energjia e pushtetit.