Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook, ku thotë se blerja e vakisnave dhe pajisjeve mjekësore nuk është sekret shtetëror por është obligim ligjor që procesi i blerjes të bëhet publik.
Haxhiu thotë se fajtor për mossigurimin e vaksinave është Qeveria dhe jo mediat.
“Nderhyrja e Qeverisë Kurti me polici në media është hapi i parë i diktaturës në Kosovë” shkruan Haxhiu në Facebook.
Reagimi i plotë:
Jo shtet policor!
Stop diktaturës!
Blerja e vaksinave, barnave e paisjeve mjekësore nuk është sekret shtetëror, por është obligim ligjor që procesi i blerjes të bëhet publik dhe transparent sipas ligjit për shëndetësi, ligjit për pandeminë dhe Kushtetutën e Kosovës.
Fajtor për mos sigurim të vaksinave anti-COVID-19 nuk janë mediat, por Qeveria e Kosovës.
Nderhyrja e Qeverisë Kurti me polici në media është hapi i parë i diktaturës në Kosovë.