Vala e tretë e Covid-19, shumë kosovarë të prekur nga varianti i ri britanik
Tetë të vdekur nga koronavirusi u regjistruan brenda 24 orëve. Specialistë të fushës thonë se në Kosovë më shumë të prekur ka nga varianti i ri, ai britanik duke theksuar se ky variant përhapet edhe më shpejt.
Në këtë kohë kur po përballemi me numër jo të vogël të infektimeve rrezik për shëndetin e qytetarëve është varianti i ri i Covid-19. Infektologu Shemsedin Dreshaj thotë se pjesa më e madhe e infektimeve në këtë valë të tretë janë me variantin e ri.
“Realisht varianti i ri është i përhapur në tërë Europën dhe mendoj se tash në këtë valën e tretë shumica e rasteve të reja të diagnostikuara i takojnë variantit të ri. Njëjtë është situata edhe në Kosovë. Mostrat që i kemi dërguar në Gjermani për testim dhe konfirmim kanë dalë që shumica dominuese e tyre janë të variantit të ri”, tha Dreshaj për RTV 21.
Ndërsa pulmologu Besim Morina thotë se varianti i ri e ka zëvendësuar koronavirusin e zakonshëm.
Sipas tij, ky variant shkakton ndërlikime më të mëdha në mushkëri.
“Për fat të keq ky variant tenton të jetë më shumë ngjitës. Në raport me variantin e vjetër është shumë më ngjitës dhe paraqitet me klinikë pak më të theksuar se varianti i vjetër. Prekë edhe moshat e reja dhe zhvillon pneumoni shumë më shumë se varianti i vjetër.