Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 364 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 3.501 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.072.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 68 vjeç), Vushtrri 2 raste (78, 65 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç)”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 18 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 13 janë në qytet, 2 në fshatin Dobërdol dhe me nga një rast në fshatrat; Bërvenik, Sfeçël dhe Katunishtë.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 101.517 të tilla. Prej tyre, 2.072 pacientë kanë vdekur dhe 87.012 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 12.433 raste aktive./Llapi.info