Koreografi i njohur britanik, Liam Scarlett, ka ndërruar jetë, në moshën 35 vjeçare.
Shkaku i humbjes së jetës akoma nuk është bërë i ditur, por familja e tij ka deklaruar se është një vdekje tragjike dhe e parakohshme, transmeton Klan Kosova.
Scarlett, vitin e kaluar ishte larguar nga Baleti Mbretëror, pas akuzave për sjellje seksuale. Pas një hetimi,i ndjeri nuk ishte shpallur fajtor, por më nuk kishte pranuar të bëhej pjesë e Baletit Mbretëror.
Scarlett i ishte bashkuar Baletit Mbretëror në vitin 2006 si balerin, gjashtë vjet më vonë doli në pension dhe vendosi t’i përkushtohet koreografisë, shkruan BBC.