Një person është arrestuar, e më pas është liruar, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë në familje, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ndërkohë që është njoftuar se viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Podujevë, 17.04.2021 – 14:45. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës  femër kosovare. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Duhet theksuar se dhuna në familje po vazhdon të jetë dukuri mjaft shqetësuese në Komunën e Podujevës, derisa në pak ditë regjistrohen dhjetëra raste të tilla./Llapi.info