Bedri Maqastena është emëruar drejtor i Inspektoratit në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Podujevës, ndërkohë që është njoftuar se drejtori paraprak i këtij dikasteri, Ajet Potera, është liruar për shkak të angazhimeve të tjera.

“Emërimi i Maqastenës është bërë pas kërkesës së drejtorit të deritashëm, Ajet Potera për t’u liruar nga detyra për shkak të angazhimeve të tjera, i cili sot është liruar nga kjo detyrë. Kryetari Bulliqi ka falënderuar Ajet Poterën për kontributin e tij në dikasterin e Inspeksionit për këta 4 muaj, kurse Bedri Maqastenës i ka uruar suksese në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim./Llapi.info