Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 277 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.047 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.086.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 3 raste (80, 75, 73 vjeç), Deçan 1 rast (58 vjeç), Gjakovë 1 rast (67 vjeç), Gjilan 1 rast (76 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (66 vjeç), Shtime 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (83 vjeç)”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 11 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 6 janë në qytet, 2 në fshatin Llaushë dhe me nga një rast në fshatrat; Balloc, Bellopojë dhe Gllamnik.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 101.794 të tilla. Prej tyre, 2.086 pacientë kanë vdekur dhe 87.423 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 12.285 raste aktive./Llapi.info