Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur edhe për 11 raste të reja pozitive me COVID-19 në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Prej tyre, 6 janë në qytet, 2 në fshatin Llaushë dhe me nga një rast në fshatrat; Balloc, Bellopojë dhe Gllamnik. Ndërkaq, IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 3 viktima me COVID-19 në Podujevë.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 3 raste (80, 75, 73 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Njëherësh, kjo është  shifra më e lartë ditore e viktimave në Komunën e Podujevës, e që e çon në total numrin e tyre në 60. Aktualisht në këtë Komunë janë aktivë me koronavirus edhe mbi 300 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në mbi 4 mijë. Deri tash janë raportuar 57 viktima, kurse mbi 3.800 pacientë janë shpallur të shëruar.

Në anën tjetër, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 277 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.047 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë./Llapi.info