Ish Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka folur sot në lidhje me dështimin e Qeverisë Kurti në sigurimin e vaksinave “Pfizer”.

Sipas Zemajt 15 prilli ka qenë afati i fundit i ardhjes së vaksinës “Pfizer’’ po meqenëse ai afat ka kalur dhe ende nuk është nënshkruar kontrata atëherë Ministri Vita duhet të dalë para qytetarëve dhe të japë një shpjegim .

“Po ta kishte kontratë të nënshkruar ata do ta merrnin tupanin,po e them në gjuhën popullore siq u munduan ta marrin Aeroportin e Prishtinës, për një punë të cilën e kishin kryer një ekip prej dhjetë vetëve dhe të cilët kishin punuar nga data 3 korrik deri në ditën e ardhjes së vaksinave “u shpreh ai./ATV

Për më shumë mund të shikoni emisionin e plotë :