Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë, sot rreth orës 14:00.

Tre automjete ishin të përfshira në këtë aksident.

Detaje për Reporterin kanë dhënë Bajram Krasniqi, zëdhënës i policisë së Kosovës.

“Rreth orës 14:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (në fshatin Sllatinë). Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, nga aty raportojnë për një aksident në mes tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit, deri në këto momente, janë paraqitur dy persona të lënduar. Policia është duke u marrë me matjet dhe këqyrjen e vend-ngjarjes”.